Bisedimet SHBA-Rusi në Arabi Saudite: Ku është Zelensky?

Ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse sapo kanë zënë vendet e tyre në tryezën e Riadit, në këto bisedime mungon një vend kyç – Ukraina, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Megjithëse ky nuk është fillimi i negociatave të paqes – siç dëshiron të theksojë SHBA-ja – kahja është andej. Megjithëse, Donald Trump parashikoi që bisedimet të fillonin “menjëherë” pas telefonatës së tij të papritur me presidentin rus, Vladimir Putin javën e kaluar.
As Volodymyr Zelensky dhe asnjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë në bisedimet e sotme. Madje, Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë në këtë takim. Megjithatë, ky i fundit u deklarua dje gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe
“Ne nuk mund t’i njohim marrëveshjet [paqes]…pa ne,” tha ai.
Në vend të kësaj, Zelensky është sot në Turqi për të takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan. /BBC/Periskopi/