Valmir Elezi: Sipas të dhënave janë numruar mbi 70% të vendvotimeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se numrimi i vendvotimive janë votuar deri në 70%.
Ndërkaq ai ka tregura se deri e daten 16 shkurt janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1,855 nga 2,533, në kuadër të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa ka bërë me dije se numërimi ka përfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, raportin kanal 10.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533”, është shprehur Elezi.
Tutje poashtu, Elezi ka nënvizuar se brenda pak ditësh pritet të përmbyllet ky proces. Poashtu ai ka treguar se në ato vende të cilat janë mbetur pa u përfundur numrimin në qendrat e mëdha në Prizren, Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Ferizaj.
“Po kanë mbetur këto qytete e mëdha të cilat ka më shumë vendtë votimeve edhe që pritet shumë shpejt që të përfundojnë këto”, është shprehur ai.
Ndërsa, ka shtuar se për herë të parë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë po bëhen në qendrat komunale të numërimit, dhe se secila komunë ka një qendër të tillë. Po ashtu është shprehur se çdo gjë është transparente edhe pavarsisht atyre problemet që janë shfaqur.