Vdiq një person në Pejë, sekuestrohet një pistoletë në vendin e ngjarjes

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë.
Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes thuhet se është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.