Kush me kë: Këta janë ‘lojtarët’ që janë ulur në tavolinën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Kush me kë: Këta janë ‘lojtarët’ që janë ulur në tavolinën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e nivelit të lartë në Arabinë Saudite. Pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë. Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në

Por, kush janë ‘lojtarët’ në këtë tavolinë?

Nga pala amerikane:

Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme, ai u konfirmua në këtë rol muajin e kaluar.

Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Një veteran ushtarak dhe mbështetës prej kohësh i Trump.

Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme. Miku personal i Trump, shoku i golfit dhe miliarderi zhvillues i pasurive të paluajtshme

Nga pala ruse:

Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë e Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet.

Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA.

Dhe në krye të tabelës janë nikoqirët sauditë:

Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan al-Saud dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mosaad bin Mohammad al-Aiban

 

 

Nis takimi SHBA – Rusi në Arabinë Saudite

 

Shpërndaje në: