Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Policia ka njoftuar të martën se i dyshuari pas ngacmimit është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës.
Rasti që përfshin të dy personat është cilësuar si “ngacmim seksual” dhe “sulm”.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.