Rodrygo pas arritjes së 250 paraqitjeve me Realin: Dua të bëj edhe më shumë me këtë fanellë

Rodrygo pas arritjes së 250 paraqitjeve me Realin: Dua të bëj edhe më shumë me këtë fanellë

Anësori brazilian, Rodrygo ka arritur ta bënte paraqitjen e tij të 250-të me Realin.

Braziliani, pozoi me një fanellë përkujtimore në barin e një prej fushave të Real Madrid City në Valdebebas, ndërsa ofroi edhe një deklaratë për klubin se çfarë do të thotë për të të arrijë këtë shifër dhe të jetë në gjendje ta kapërcejë atë në të ardhmen.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Është një ëndërr që e përmbush çdo ditë duke luajtur këtu dhe jam shumë i emocionuar për këtë markë. Unë dua të arrij shumë të tjera. Kam ardhur këtu me synimin për të fituar gjithçka dhe për të arritur të gjithë titujt, por nuk e imagjinoja se do t’i fitoja kaq shpejt. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha dy Liga të Kampionëve. Jam shumë i lumtur”, u shpreh Rodrygo.

Rodrygo, që nga ardhja e tij te Real Madridi nga Santosi në vitin 2019, ka arritur të fitonte dy tituj të La Ligës, dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës dhe Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Shpërndaje në: