SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg

Prokuroria e Posaçme, ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në qelitë e paraburgimit të Durrës.
Veliaj u arrestua të hënën e kaluar, ndërsa të mërkurën Gjykata e Posaçme, konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë Arrest me burg.
Të enjten u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te Mine Peza, në paraburgimin e Durrësit.