17-vjetori i Pavarësisë – Haradinaj bën homazhe në Prekaz

17-vjetori i Pavarësisë – Haradinaj bën homazhe në Prekaz

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë të tij, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo për nder të përvjetorit të 17-ë të Pavarësisë së Kosovës.

Bashkë me ta ishte edhe partneri i koalicionit, Nuredin Lushtaku.

Postimi i plotë:

Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike.

Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Gëzuar dita e Pavarësisë 🇽🇰🇦🇱🇺🇲

Shpërndaje në: