FSK shënon 17 vjetorin e shtetësisë

FSK shënon 17 vjetorin e shtetësisë

Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar.

Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan në themelimin e shtetit të Kosovës.

Shpërndaje në: