Rohde: Për 17 vjet, Kosova bëri hapa të jashtëzakonshëm në demokraci

Me një video tejet të veçantë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17’të të Pavarësisë.
Ai shihet para monumentit “Newborn”, te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, duke ngrënë akullore e pirë kafe, te shtatorja e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.
Ai ka shtuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.
Rohde ka thënë se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol por realitet”.