Motra e Gjestit shuan kureshtjen për Eglin: Ajo është e mirë, nuk jemi kundër

Pas surprizës që i bëri të vëllait në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Blerina, motra e Gjestit, ka dhënë një intervistë për emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka ndarë mendimet e saj mbi rrugëtimin e Gjestit dhe raportin e tij me banorët e tjerë.
E pyetur nëse mendon që Gjesti po luan një strategji në këtë format, ajo e mohoi një gjë të tillë dhe u shpreh e bindur se ai është duke vepruar në mënyrë të sinqertë.
Po në lidhje me Eglin, mendon se po luan?
“Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo”.
Lidhur me afërsinë e krijuar mes Gjestit dhe Eglit, Blerina u shpreh se vendimi u takon atyre, por, familja nuk është kundër një romance mes tyre.
Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?
“Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Egli është një vajzë shumë e mirë dhe shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre”.