Macron nesër pret në takim liderë evropianë, diskutojnë për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë një takim me liderët evropianë të hënën për të diskutuar situatën në Ukrainë, ka konfirmuar ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
Ai shton se samiti nuk duhet të “dramatizohet”, duke thënë se këto lloj takimesh ndodhin rregullisht.
Takimi do të përfshijë liderë nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja dhe Danimarka, të cilat do të përfaqësojnë vendet baltike dhe skandinave, raporton agjencia e lajmeve Reuters.