Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikanë: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar këtë aleancë

Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikanë: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar këtë aleancë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë takoi delegacionin e senatorëve amerikanë.

Ajo u shpreh Kosova nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, sot është një eksportuese e paqes dhe stabiliteti.

“Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.  Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook”.

Shpërndaje në: