Ndahet nga jetë themeluesi i Federatës Aeronautike të Kosovës

Ka ndërruar jetë instruktori Prof. Pilot Idriz Dreshaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Dreshajt.
I lindur në Pejë, Dreshaj përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Bedri Pejani” dhe shkollën e lartë të aviacionit në Beograd.
Gjatë jetës së tij, ai dha një kontribut si profesor dhe instruktor në lëmin e aviacionit në ish-Jugosllavi.
Ndërsa, ishte themelues i Federatës Aeronautike të Kosovës dhe shërbeu me nder si komandant i njësisë së helikopterëve në TMK.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:50 në varrezat e Dragodanit.