Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Munih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, me presidentin e Estonisë, Alar Karis.
Në një postim në Facebook, Osmani, ka shkruar se në takim është diskutuar për “partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Osmani në Munih është takuar me liderë të shumtë, përfshrë edhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.