Ja sa vota mori LDK-ja nga një vendvotim në Prishtinë

Teksa anekënd Kosovës është duke vijuar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar disa rezultate preliminare.
LDK-ja e Abdixhikut, në vetëm një vendvotim në Prishtinë, ka marrë afro 133 vota, me elektoratin që ka zgjedhur që ato për kandidatë t’i shpërndajë te pjesëtarët e partisë, shkruan Indeksonline.
Në vendvotimin e caktuar, më së shumti vota ka marrë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku (113) vota, i ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili (69), Hykmete Bajrami (62) dhe Avdullah Hoti (54).
Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për një vendvotim në Prishtinë, aty ku kanë qenë gjithsej 258 pako me vota.