Tragjedi për Shën Valentin: Çifti në Shqipëri aksidentohet, vdes 20-vjeçarja- i fejuari i saj në gjendje të rëndë
![Tragjedi për Shën Valentin: Çifti në Shqipëri aksidentohet, vdes 20-vjeçarja- i fejuari i saj në gjendje të rëndë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/D9C8E1EC-0BB9-4DAB-9EA3-93A45E90612A-537x300.jpeg)
Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.
Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton Topchannel.
Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.