KQZ: Deri me tani janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka treguar se deri me tani janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot. Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i…
Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Saturday, February 15, 2025