Rrokulliset autobusi në Shkrel të Rugovës, lëndohen 17 persona

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Shkrel të Rugovës, duke lënë të lënduar 17 persona sot pak pas mesnate.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.