Votat e AAK-së në Deçan: Këta janë tre kandiatët me më së shumti vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.
Indeksonline ka siguruar një listë pas numërimit të 56% të votave në Deçan.
Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me afro 4 mijë vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 377 vota më pak se lideri i AAK-së.
Time Kadriaj dhe Arton Demhasaj morën mbi 2 mijë vota.
Fatmir Limaj i NISMA-s mori mbi 600 vota.
Ndërsa, Pal Lekaj arriti të marrë vetëm 206 vota.