“Putinit a? Nuk i shkoj as në takim” – Haradinaj hedh poshtë çdo mundësi për koalicion me Kurtin

“Putinit a? Nuk i shkoj as në takim” – Haradinaj hedh poshtë çdo mundësi për koalicion me Kurtin

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing, në T7, ka thënë folur edhe për krijimin e qeverisë së re.

Ai, i pyetur se nëse ka njerëz  nga opozita që mund të dalin nga opozita e me ia bë shumicën Kurtit, ka thënë se diçka e tillë është vështirë me ndodhë.

Ai ka thënë se Kurti sot është si delja e zezë dhe se i njëjti, sipas Haradinajt, është e keqja e vendit.

‘‘Tash është pak më vështirë me lakmu njerëzit,  se nëse dikur Kurti i ka bind që është shpresa e ka argumente është i dashtun para 5 vjete Kurti ka qenë i përkëdhelur i të gjithëve, tani Kurti realisht është si delja e zezë e të gjithëve, edhe është pak më vështirë që njerëzit me lakmu me shku të dikush që është tu ra. Do të shërbej ndaj vendit, Kurti është e keqja e vendit. Kurti ka sjell rreziqe, të cilat disa prej tyre është zor me i riparu , është problem disa situata me i kfjellë’’, ka thënë ai.

Tutje, i pyetur nëse i shkon në takim Kurtit nëse ky i fundit e fton për formim të institucioneve, apo edhe nëse ia ofron atij postin e kryeministrit, Haradinaj tha jo.

‘‘Putinit a? Jo, unë ju tregova si ia kam ngjit emrin. Unë s’ia jap dorën ka një vit këtij njeriu. Nuk e përshëndeti, edhe në takime edhe në ngjarje publike gjithkund, nuk e pëshendeti. Do të isha kryetar i një qeverie të pakicës. Me shku njëri nga ne me Kurtin, ai ka shumicë të votave, ti varesh nga vota e tij dhe s’je kryeministër,  unë atëherë do të isha kryeministër i Vetëvendosjes, e jo i Kosovës më’’, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: