Miftaraj: Qeveria Kurti, kampione në korrupsion

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se Qeveria Kurti është kampione në korrupsion.
Miftaraj thotë se ky mendim i tij bazohet në monitorim, në hetimet e policisë e prokurorisë, dhe në mënyrën se si ka qeverisur partia në pushtet.
“Të marrim katër vjetët e fundit, ku është orientuar debati publik në Kosovë. Është orientuar kah dialogu Kosovë-Serbi, veriu, dialogu Kosovë-Serbi, veriu, sovraniteti, po na sulmon Serbia, Radoiçiqi. Në njëfarë mënyre kjo ka ndikuar se kah është orientuar qytetari”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.
“Ne e dimë se para Vetëvendosjes në studiot televizive diskutimi ka qenë korrupsion, korrupsion, korrupsion, korrupsion. Jo që kjo qeveri është më e pakorruptuara, se koha ka për ta dëshmuar se këta janë kampion të korrupsionit, koha do ta dëshmojë. Kjo në bazë të monitorimit, në bazë të hetimeve të policisë e prokurorisë, e mënyrës se si ka qeverisur me vendin”.