Konferenca për Siguri në Mynih, Kurti takon një deputete finlandeze

Në margjinat e Konferencës për Siguri në Mynih, kryeministri Albin Kurti ka takuar deputeten finlandeze, Tytti Tuppurainen.
Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti me kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës ka diskutuar për thellimin e raporteve në mes të dy vendeve.
“Takimin e radhës në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me deputeten finlandeze, njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokratike në parlamentin e Finlandës dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Znj. Tuppurainen shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.