Investitorët kosovarë të interesuar për hyrje në tregun e SHBA-së, ambasada: Po punojmë për forcimin e lidhjeve ekonomike

Ambasada amerikane në Kosovë pas një takimi të zhvilluar me Odën Ekonomike Amerikane tha se investitorë kosovarë janë të interesuar për të hyrë në tregun e SHBA-së, ndërsa këtë e përshkroi si pozitive.
Ambasada gjithashtu tha se po e vazhdojnë punën për të forcuar lidhjet ekonomike dhe partneritetet mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Është mirë të shohësh bizneset dhe investitorët kosovarë të interesuar në eksplorimin e mundësive të reja për të hyrë në tregun amerikan! Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u takuan sot dhe vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet ekonomike dhe partneritetet për SHBA-në dhe Kosovën”.