Prishtina e mbyllë një rrugë për dy ditë, shkak ceremonia festiva e pavarësisë

Nga e shtuna, 15 Shkurt, ora 22:00 deri më 17 Shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.
“Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm” thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.