Përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Han të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug

Përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Han të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug.

“Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi:

 

Shpërndaje në: