Peci: Nëse Trump nuk na dërgon letër urimi për pavarësi do të ishte shenja më e keqe e mundshme

Analisti Lulëzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte shenja më e keqe e mundshme që mund të ja jep Kosovës.
“Kisha preferu për veti çfarëdo që të ketë në të vetëm të jetë letra”, tha Peci.
Sipas tij, tani më raporti Serbi- Rusi nuk do të jetë më blasfemi për Amerikën.
“Shtetet e mëdha i krijojnë arkitekturat e sigurisë, shtetet e vogla duhet me iu përshtat sepse pushojnë së ekzistuari kur ka tronditje të mëdha të rendit botëror.”, tha ai.