Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ta bëjmë NATO-n sërish të madhe
![Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ta bëjmë NATO-n sërish të madhe](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/1E3EE381-BE15-45E9-8FCC-66DDB5A0A2C3-450x300.jpeg)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara në ndërtimin e një “NATO-je më të fortë”, por dëshiron të sigurohet që “përkushtimi i evropianëve dhe Kanadasë ndaj nenit 3 të jetë po aq i fuqishëm”.
Ky nen nënkupton shpenzimin e të paktën dy për qind të bruto produktit vendor për mbrojtje. E SHBA-ja nën Donald Trumpin ka kërkuar që shpenzimet të rriten në 5 për qind “me urgjencë”, raportin koha.net.
“NATO-ja është aleancë e mrekullueshme, më e suksesshmja aleancë e mbrojtjes në histori, por për të qëndruar për të ardhmen, partnerët tanë duhet të bëjnë shumë më shumë për mbrojtjen e Evropës. Ne duhet ta bëjmë NATO-n të madhe sërish”, ka thënë Hegseth pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të enjten në Bruksel.
Hegseth po ashtu ka refuzuar të thotë se SHBA-ja është duke bërë lëshime ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.