Vjedhja e monumenteve në Gjilan – Policia jep detaje për të dyshuarin
![Vjedhja e monumenteve në Gjilan – Policia jep detaje për të dyshuarin](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/11/paster-480x300.jpeg)
Policia e Kosovës ka ndaluar një person për gërmime të paligjshme arkeologjike në Gjilan.
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore nga DHKOKR, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personit të dyshuar me iniciale (D.H.), nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.
“Më datë 13.02.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim.