Incidenti në Mynih, Scholz: Autori të dënohet dhe të largohet nga vendi
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar incidentin e mëngjesit të sotëm i cili ndodhi në Mynih ku një person ka përplasur me veturë një grup njerëzish duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Ai thotë se autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi.
“Qeveria do të fillojë fluturimet për në Afganistan pavarësisht mungesës së lidhjeve diplomatike”, tha Scholz. “Dhe megjithëse kjo është e komplikuar sepse nuk mund t’i dërgosh drejtpërdrejt atje, kjo është diçka që ne do të vazhdojmë ta bëjmë, jo vetëm një herë, por si diçka të vazhdueshme”.
Nëse nuk e dini, në gusht, Gjermania tha se po rifillon fluturimet për kriminelët e dënuar me kombësi afgane për në vendin e tyre.
Kjo erdhi disa ditë përpara zgjedhjeve rajonale, në të cilat emigracioni ishte një çështje kryesore e fushatës.
Me zgjedhjet kombëtare të këtij muaji, imigracioni është përsëri një pikë kryesore bisede, me partinë e ekstremit të djathtë AfD që po ia del mirë në sondazhe, transmeton Klankosova.tv.