Logo për 17-vjetorin e pavarësisë, Hamiti ia rikujton VV-së se nuk e kishte festuar shpalljen e pavarësisë

Logo për 17-vjetorin e pavarësisë, Hamiti ia rikujton VV-së se nuk e kishte festuar shpalljen e pavarësisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar logon për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Zyrtari i LDK-së ia ka rikujtuar partisë në pushtet se nuk e kishte festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar Kurtit dhe VV-ja nuk e kishin festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Qeveria e Kosovës që e drejton Albin Kurti e paska bërë këtë logo zyrtare (shtetërore) për festimet e 17- vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Vetëvendosja” e Albin Kurtit nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, kur populli i Kosovës e pati festuar me gëzim të madh arritjen historike të këtij vendi. Pa hyrë në interpretimin e logos – sepse secili mund ta ketë të vetin, edhe autorët e tij – vë re që fraza në gjuhën angleze do të ishte më korrekte në rrafsh gramatikor kështu: 17 YEARS OF INDEPENDENCE”, ka shkruar Hamiti, duke kujtuar rëndësimin e festimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më e rëndësishmja, megjithatë, është ta festojmë 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës për të cilën kanë punuar dhe janë sakrifikuar njerëzit më të mirë të vendit tonë. Po ashtu, t’i ruajmë vlerat demokratike dhe orientimin perëndimor të Kosovës, që janë jetike për të ardhmen e shtetit tonë. Mbi këto vlera dhe orientime strategjike e ka drejtuar lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit tonë”, ka shkruar Hamiti.

Shpërndaje në: