Aksident mes gjashtë veturave në Prishtinë, ka të lënduar
![Aksident mes gjashtë veturave në Prishtinë, ka të lënduar](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/04/Aksident-Foto-ilustruese-509x300.jpg)
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në lagjen Veternik të kryeqytetit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë gjashtë automjete, prej tyre dy në lëvizje e katër të parkuara.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.