Krasniqi: Krijimi i logove çdo vit për Pavarësi është i panevojshëm, kanë kuptim për përvjetorët jubilarë

Krasniqi: Krijimi i logove çdo vit për Pavarësi është i panevojshëm, kanë kuptim për përvjetorët jubilarë

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka dhënë komentet e tij për logon e re për festimin e Ditës së Pavarësisë, duke thënë se krijimi i një logoje të re çdo vit është i panevojshëm.

Krasniqi, ka shkruar edhe më shumë i kushtohet vëmendje dizajnit të logos sesa vetë festimeve.

Ai ka shkruar edhe që, logot e veçanta kanë kuptim për përvjetorë jubilarë.

‘‘Krijimi i logove të reja çdo vit për festimin e Ditës së Pavarësisë është i panevojshëm. Shpeshherë, më shumë vëmendje i kushtohet dizajnit të logos sesa vetë festimeve. Logot e veçanta do të kishin kuptim për përvjetorët jubilarë, ndërsa në vitet e tjera mjafton të nderojmë dhe respektojmë simbolet shtetërore’’, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: