Edi Rama viziton sot Veliajn në paraburgimin e Durrësit
![Edi Rama viziton sot Veliajn në paraburgimin e Durrësit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Edi-556x300.jpg)
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit ditën e sotme një ditë pasi Gjykata konfirmoi masën e sigurisë për të.
Veliaj u transferua në burgun e Durrësit mëngjesin e sotëm, kurse Rama do të shkojë në orën 13:00.
Dje për bashkëshorten e Veliajt Ajola Xoxën, Gjykata vendosi një masë më e butë sigurie, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje. Sipas vendimit, ajo duhet të paraqitet të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerëve të BKH, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit.