E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit mjekut nga Suhareka që vdiq në aksidentin në Carralevë
![E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit mjekut nga Suhareka që vdiq në aksidentin në Carralevë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/478368248_122109582320726293_7608181139362848678_n-600x360-1-500x300.jpg)
Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në Carralevë, ku u përfshinë një veturë dhe një autobus dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht një person. Lajmi u konfirmuar edhe nga Policia.
Sinjali mësoi se personi që humbi jetën është Jetmir Gashi, kirurg vaskular.
Për vdekjen e mjekut njoftuan edhe miqtë e tij dhe se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e qyteti në Suharekë.
Ndryshe rasti u konfirmua dje edhe nga Policia, ku thanë se si pasojë e plagëve të rënda u nda nga jeta 23 vjeçari suharekas.
“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.