Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit
![Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/7890-9-454x300.jpg)
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në paraburgimin e Durrësit pak momente më parë.
Në seancën maratonë që zgjati rreth 7 orë të mbajtur të mërkurën më 12 shkurt 2025, GJKKO vendosi ta lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës.
Masa ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa është ndryshuar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta.
Veliaj qëndroi një natë më parë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, pasi seanca mbaroi vonë dhe nuk ekzekutimi i masës për në paraburgim nuk kryhet kaq vonë.