ShSKUK reagon pasi në aksidentin e rëndë në Carralevë vdiq doktori Jetmir Gashi
![ShSKUK reagon pasi në aksidentin e rëndë në Carralevë vdiq doktori Jetmir Gashi](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/478368248_122109582320726293_7608181139362848678_n-600x360-1-500x300.jpg)
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar pasi doktori Jetmir Gashi ka ndërruar jetë në një që ka ndodhur para pak orësh në Carralevë, shkruan Periskopi.
ShSKUK ju ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të të ndjerit.
Njoftimi:
I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare.
Të pikëlluar me ndarjen e parakohshme nga jeta, ShSKUK, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra.
Prehu në paqe, Dr. Jetmir!
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.
“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.
Aksident mes një veture dhe autobusi në Carralevë, vdes 42 vjeçari