Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, dy të dyshuar ndodhen në arrati
![Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, dy të dyshuar ndodhen në arrati](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/3e666ce4-9faf-4f9e-879f-5118e13ca67c-800x600-1-400x300.jpg)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Skenderaj. Në një lokal në sheshin e këtij qyteti është vrarë një person.
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria e Mitrovicës.
Zëdhënësi Valon Preteni, tha se lidhur me rastin dy persona janë të dyshuar, të cilët janë në arrati.
“Të dyshuarit tashmë dihet cilët janë, por ende janë në arrati. Po punojmë intensivisht për t’i kapuar”, deklaroi ai.
“Lidhur me motivet e rastit do të bëhen të ditura në një fazë tjetër të zhvillimit të hetimeve”, theksoi ai.
Sipas organeve të rendit, rasti ka ndodhur në një lokal, teksa viktima është i moshës 42 vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti