Çitaku thirrje KQZ-së: Integritet i procesit zgjedhor të ruhet

Çitaku thirrje KQZ-së: Integritet i procesit zgjedhor të ruhet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në konferencën për media ka bërë thirrje që Komisioni Qendror Zgjedhor të sigurojë numërimin e saktë të votave.

Ajo tutje tha se do i presoin procedurat kushtetuese që ky proces zgjedhor të përmbyllet me integritet.

“PDK-ja nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje por si fillim i ri. Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin. Integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë. Por do i presim procedurat kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku: Preferojmë koalicion me opozitën, e përjashtojmë VV-në

 

Shpërndaje në: