Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një person në Skenderaj

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një person në Skenderaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Skenderaj. Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha për Periskopin  se fillimisht janë dëgjuar të shtëna me armë brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar.

Policia thotë se po kërkon personin e dyshuar.

 

 

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, thotë policia.

Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Periskopi raportoi më herët se viktima është Ismet Ibishi i moshës 42 vjeçare. Ndërsa, dorasi është një mërgimtar nga Anglia, familjar i viktimës  me emrin Hysni Ibishi- 63 vjeçar.

Shpërndaje në: