Llapi, Malisheva e Vëllaznimi shkojnë në çerekfinale të Kupës

Llapi, Malisheva e Vëllaznimi shkojnë në çerekfinale të Kupës

Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi i janë bashkuar Drenicës duke e siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapjanët e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” sot falë golave të Erdin Dushit (autogol) dhe të Elvir Gashijanit.

Ndërkohë, tutje shkoi edhe Malisheva, e cila e mposhti Dinamon e Ferizajt në udhëtim me rezultat 2:0, falë golave të Arlind Veliut dhe Drilon Hazrollajt, shkruan “Express”.

Një biletë për në çerekfinale e siguroi edhe Vëllaznimi i Mirel Josës, i cili e befasoi Gjilanin duke e mundur me rezultat 2:1.

Golat për gjakovarët i shënuan Viktor Kuka dhe Norik Krasniqi, ndërsa raportohet se pas ndeshjes pati fërkime dhe tensione mes gjakovarëve dhe gjilanasve.

Kurse, ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit shkoi në vazhdime pasi loja e rregullt u mbyll baras, 0:0.

Sot prej orës 17:00 do të luajnë Prishtina me Suharekën, kurse nesër do të luajnë Ferizaj – Rilindja dhe Feronikeli – Prishtina e Re.

Pas këtyre ndeshjeve do të kompletohet çerekfinalja e Kupës së Kosovës.

Shpërndaje në: