Nuk përfundon pa sherr ndeshja Vëllaznimi – Gjilani, pati përleshje mes lojtarëve

Nuk përfundon pa sherr ndeshja Vëllaznimi – Gjilani, pati përleshje mes lojtarëve

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Gjilanit në Kupën e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes raportohet se ka pasur përleshje mes lojtarëve të klubit gjakovar dhe atij gjilanas, shkruan Indeksonline

Në këtë përleshje tentuan të futeshin edhe tifozët e klubit “kuqezi”.

Kujtojmë që skuadra nga Gjakova me Mirel Josën si trajner arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Kosovës./Indeksonline/

Shpërndaje në: