Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Gjakovë – Klinë
![Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Gjakovë – Klinë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/12/punime-ne-rruge-3-scaled-1-525x300.jpg)
Nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri të ai i rrugës për Gjurgjevik do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 të enjten.
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se kjo do të ndodhë për shkak se në trasenë e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3 “do të realizohet minimi Nr.7 i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës”.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri në pastrimin e rrugës”, thuhet në njoftim.