Gjini: Kushdo që tenton të manipulojë votën bën shkelje të rëndë, krim dhe do të dënohet!

Gjini: Kushdo që tenton të manipulojë votën bën shkelje të rëndë, krim dhe do të dënohet!

Ardian Gjini nga AAK u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që ta ruajnë integritetin e votës.

Gjini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kushdo që tenton të manipulojë me votën bën shkelje të rëndë dhe do të dënohet.

“Vota duhet të jetë e shenjtë dhe të gjithë ata që provojnë ta bëjnë një gjë të tillë janë të gatshëm të bëjnë çkado tjetër!”, ka shkruar Gjini mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë.
Derisa jemi duke e pritur numërimin e votave, kërkoj nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e Aleancës, por edhe të të gjitha partive tjera, që të kenë kujdes dhe ta ruajnë integritetin e votës.
Kushdo që tenton të manipulojë votën bën shkelje të rëndë, krim dhe do të dënohet!
Vota duhet të jetë e shenjtë dhe të gjithë ata që provojnë ta bëjnë një gjë të tillë janë të gatshëm të bëjnë çkado tjetër!
Në të njëjtën kohë, dua ti falënderoj të gjithë qytetarët e Gjakovës që kanë shprehur vullnetin e vet në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Dua ti falënderoj të gjithë aktivistët e Aleancës, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, vëzhguesit, komisionerët dhe të gjithë ata që kanë qenë të involvuar në një proces të ndërshem dhe fer. Tanimë na mbetet që edhe përfundimi të jetë fer dhe i ndershëm.

Shpërndaje në: