Vetura godet një këmbësore tek ‘Santea’ në Prishtinë

Vetura godet një këmbësore tek ‘Santea’ në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, sot rreth orës 13:00.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se gruaja në fjalë është lënduar.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në: