Sami Kurteshi i VV’së shpall rinumërim pa folur KQZ dhe ende pa përfunduar numërimi që është duke vazhduar

Sami Kurteshi i VV’së shpall rinumërim pa folur KQZ dhe ende pa përfunduar numërimi që është duke vazhduar

Sami Kurteshi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë përmes një postimi në Facebook,  se ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Edhe pse ende pa një qëndrim zyrtar të KQZ-së, Kurteshi ka shpallur rinumërimin në të gjitha kutitë e votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Tutje, anëtari i KQZ-së nga VV’ja, ka shtuar edhe se ky rinumërim do të jetë publik, transparent, i vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë.

”Tani ka filluar RINUMËRIMI i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë

Shpërndaje në: