Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Kështu do të dukej një qeveri e unitetit kombëtar në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Kështu do të dukej një qeveri e unitetit kombëtar në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit të Zvicrës, Korab Rashiti, thotë se kështu do të dukej një qeveri e unitetit kombëtar – ku do të përfshihehin të gjitha partitë politike: VV, PDK, LDK dhe AAK.

Në Zvicër, rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, në praktikë, do të kishin dukur kështu:

Pasi që deputetët e Parlamentit të Kosovës janë zgjedhë, kish qenë shumë interesante me marrë telefonin edhe me i kontaktu secilin prej tyne, për me ju propozu një qeveri të unitetit kombëtar, me një shpërndarje të balancume e që pasqyron realitetin politik.

Shpërndarja e ministrive:

• VV (7 ministri) – Si partia e parë, VV e mban shumicën e ministrive, po me kushtin që me bashkëpunu me partitë tjera për me garantu stabilitet.

• PDK (4 ministri) – Me përvojën e vet qeverisëse, PDK mundet me sjell pragmatizëm e stabilitet ekonomik në qeveri.

• LDK (3 ministri) – Një rol kyç për me mbajt balancin mes konservatorizmit e reformave strukturore, sidomos në qeverisje e integrime evropiane.

• AAK (1 ministri) – Edhe pse më e vogël, AAK ka një rol strategjik, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomacisë rajonale.

Qëllimet e kësaj qeverie:

1. Stabilitet e koherencë – Me i bashku forcat politike për me i shmang polarizimet ekstreme dhe me garantu një qeverisje efikase.

2. Reforma ekonomike – Me kriju politika liberale që e favorizojnë investimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

3. Dialog kombëtar e ndërkombëtar – Me forcu pozicionin e Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

4. Siguri dhe sovranitet – Me e garantu një menaxhim të duhur të çështjeve të sigurisë, përballë sfidave të brendshme e të jashtme.

Qeveria e unitetit kombëtar nuk do t’i shlyente dallimet politike, po do të ishte një hap i pjekur strategjik për me e çu përpara Kosovën me pragmatizëm dhe përgjegjësi.

Shpërndaje në: