Rama nesër del para mediave, paraqet masat që do të ndërmerren për të zgjidhur çështjen e mbeturinave
![Rama nesër del para mediave, paraqet masat që do të ndërmerren për të zgjidhur çështjen e mbeturinave](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/perparim-rama-503x300.png)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër do të mbajë konferencë për media në lidhje me situatën e krijuar me mbeturinat.
Në njoftim tuhet se në këtë konferencë do të paraqiten hapat dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e mbeturinave.
Konferenca do të nisë në ora 09:00 në sallën e konferencave në objektin e vjetër të komunës.
“Kryetari i Kryeqytetit, së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Drejtorin e Shëndetësisë, dhe Udhëheqësin e Zyres Ligjore, do të mbajnë një konferencë për media për të paraqitur hapat dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës së krijuar me menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet. Konferenca do të mbahet nesër, më datë 13 shkurt 2025, në orën 09:00, në Sallen e Konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”