Dogana me njoftim të rëndësishëm për transportuesit dhe bizneset në Kosovë

Dogana me njoftim të rëndësishëm për transportuesit dhe bizneset në Kosovë

Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD, në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së.

Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli 2025.

Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj.

Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS).

“Ky ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion”, thuhet më njoftimin e Doganës.

Shpërndaje në: