Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/pk-1-419x300.png)
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi në Prishtinë.
I dyshuar kërkohet për veprën “Vjedhje”.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.I dyshuar kërkohet për veprën Vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në kërkesën e tyre.